Edgars Rinkevics, ministër i Punëve të Jashtme i Letonisë gjatë një konference për media me ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka theksuar se deklaratat e fundit për moslejimin e vizitës së zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi në Beograd janë kundër dialogut që po zhvillohet.
Sipas Rinkevices, deklarata të tilla nuk e ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Politikanët në të dy anët duhet të përmbahen nga deklarata të tilla”, ka theksuar ministri Rinkevics, pas pyetjeve të gazetarëve./21MEDIA
