Serbia deri tani ka evidentuar 7276 persona të infektuar me koronavirus, 139 të vdekur dhe 1063 të shëruar.
“Në 24 orët e fundit, janë testuar 2688 persona, prej të cilëve numri i rasteve pozitive të virusit vazhdon të zvogëlohet dhe ai arrin 162 persona, me çka numri i tërësishëm në Serbi me Kovid-19 është 7276”, deklaroi në konferencën për shtyp sekretari i Shëndetësisë Zoran Gojkovski.
Numri i tërësishëm i personave të testuar duke e përfshirë edhe ditën e sotme në Serbi arrin 51.324 persona, ndërsa deri tani janë shëruar 1063 pacientë.
Zvogëlohet edhe numri i personave të hospitalizuar në spitalet Kovid, ku gjenden 3477 pacientë, si dhe numri i pacientëve me pasqyrë klinike të përkeqësuar të cilët janë vënë në aparat respirator – 96 persona.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të reja të vdekjes, katër burra dhe një grua, me çka numri i tërësishëm i të vdekurve u rrit në 139 persona, deklaroi Gojkovski.
Në Serbi gjithsej 622 punonjës shëndetësor janë pozitiv me KOVID-19.
Në Serbi ka rreth gjashtë për qind të infektuar në krahasim me numrin e testeve, tha epidemiologu Predrag Kon.
Ai vlerësoi se Serbia ngadalë fillon të dalë nga intensiteti i epidemisë, se zvogëlohen situatat e incidenteve dhe se për dy javë do të kalohet drejt zbulimit individual të të sëmurëve.
Në Serbi në fuqi është ndalesa për lëvizje prej orës 18-05, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq paralajmëroi se kjo do të vlejë edhe këtë fundjavë nga ora 18 të premten deri në orën 05 të hënën./MIA
