Një fëmijë në Ohër është diagnostikuar me sindromin “EVAN”, që është thuajse i panjohur në vendin tonë. Ky është një ndër rastet e regjistruara të fëmijëve me sëmundje të rralla. Mjekët tregojnë se vetëm në rajonin e Strugës dhe Ohrit janë të evidentuar 110 diagnoza të rralla.
Për t’i zbuluar në kohë sëmundjet e rralla, bëhet një skrinig për të porsalindurit.
Mjekët në Ohër thonë se vitin e kaluar në ambulancën neurologjike nga 960 pacientë, 4 janë diagnostikuar me sëmundje të rralla.
Problemi më i madh për sëmundjet e rralla është se edhe pasi zbulohen, shumica prej tyre nuk trajtohen në vend ose familjet nuk kanë mundësi në marrjen e terapisë se duhur, pasi 90% e ilaçeve për sëmundjet e rralla nuk gjenden në vendin tonë.