Sëmundja kronike e veshkave, 1 nga 10 të rritur të prekur prej saj

TË FUNDIT

Sëmundja kronike e veshkave është një gjendje me një prevalencë të vlerësuar prej 10% në popullatën e rritur. 

Sipas studimit të botuar në The Lancet Regional Health-Europe, sëmundja vendos një barrë të konsiderueshme për pacientët dhe sistemet e kujdesit shëndetësor.

Ky është një nga studimet më të mëdha që dokumenton sëmundjen kronike të veshkave në mjedise të botës reale, duke ekzaminuar 2.4 milionë pacientë nga 9 vende evropiane, si dhe Izraeli dhe Kanadaja. 

Edhe pse fillimi i sëmundjes është i zakonshëm, duke prekur një në dhjetë, ai zbuloi se dy nga tre pacientë të identifikuar me sëmundje kronike të veshkave në studim ishin të padiagnostikuar, duke i vënë ata në rrezik të lartë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë.

Vihet re se të sëmurët kanë një rrezik në rritje për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare (sëmundje koronare, insuficiencë kardiake, goditje në tru), ulje të cilësisë së jetës dhe vdekje të parakohshme. 

Megjithatë, në të njëjtën kohë, incidentet janë një barrë e konsiderueshme për sistemet e kujdesit shëndetësor.