Në Prishtinë do të mbahet nga data 15 deri më 20 gusht seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën.
Në edicionin e 40 të seminarit pritet të ketë rreth 150 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të botës.
Në aktivitet do të ketë të ftuar studiues dhe njohës të kulturës shqiptare nga Gjermania, nga Polonia, Çekia, Bullgaria, Turqia, Greqia, Serbia, Italia, Holanda dhe shtete të tjera.
