Rexhep Selimi sot për herë të parë është duke u marrë në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuarve të Hagës.
Selimi në këtë seancë është vetëdeklaruar i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës nga Gjykata Speciale.
“Më lejoni që sot këtu të deklarohem se ndihem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Selimi.
Për shkak të procedurave, Selimit iu kërkua që të përsërit edhe një herë deklaratën e tij rreth aktakuzës.
“Unë zakonisht i deklaroj ato që i ndjej.Unë deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”./21Media
