Sela: Qeveri e mashtrimit dhe gënjeshtrave

TË FUNDIT

Kryetari i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela në konferencë për media deklaroi se asnjë premtim i Qeverisë nuk është realizuar në 100 ditët e para të qeverisjes.

“Qytetarët nuk e mieritojnë t’i udhëheq kjo qeveri e gënjeshtrave. Jemi dëshmitar që shpresa për BE po shuhet. Nuk jemi këtu për të konstatuar gjendjen, por për t’i ndihmuar qytetarëve e jo qeverisë. Kjo Qeveri nuk ka pikë të moralit të udhëheq me vendin. Kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje, duhet të kemi qeveri të zgjeruar”, deklaroi  Sela.

Sela kërkon dorëheqje dhe kërkon Qeveri të zgjeruar për të menaxhuar situatën me Kovid 19.

“Ka ardhur koha t’i ndrojmë politikanët ashtu sikur foshnjave që u ndrrohen pelenat”, ka thënë Sela.