Kishte shumë shqiptarë që në 2016-tën votuan për ta rrëzuar BDI-në, por e panë që BDI-ja nuk rrëzohet duke e votuar LSDM-në, thotë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, parti e cila në këto zgjedhje është në koalicion me Alternativën, nën sloganin e përbashkët “Tash është koha”.
“TV21: Do me thënë prap po e bazoni që duhet rrëzuar BDI-në, jo që ju duhet të vini në pushtet, sepse ju jeni më i miri?!
Sela: Mos mu kap për fjalë goje.
TV21: Ju po e thoni, tash unë këtë punë e kam, mos po ju pengon edhe kjo pse po kapem për fjalë goje…
Sela: Mirë pra, unë e shpjegova shkakun dhe arsyen që disa shqiptarë që e kanë hedhur votën te LSDM-ja, e kanë përdorur dhe e kanë thënë “ne kemi votuar që ta rrëzojmë BDI-në”.
TV21: Dhe unë ua thash, prap po vazhdoni të thoni se duhet të rrëzohet BDI-ja e jo të fitojmë ne.
Sela: E tani, ky rrëzimi i BDI-së ka për qëllim që njerëzit t’i çlirojë, të krijohen mundësi edhe për të tjerët, ata që kanë shkelur ligjin të përgjigjen…”/TV21
