Sela: Nuk jam nga ata politikanë që Zaev të më tregojë se a jam i preferuari i tij

TË FUNDIT

Duke komentuar deklaratën e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, se e sheh më afër koalicionin Aleanca-Alternativa, për shkak se, siç është shprehur Zaev, BDI me retorikën nacionaliste e ka mbyllur derën, kreu i ASH-së Ziadin Sela pyeti mos ndoshta me këtë Zaev po shndërrohet në “politikanin që edukon politikanë e që bën kallëpe”.

“Unë nuk e kam lejuar ndonjëherë që dikush të më rregulloj mua paraqitjen se si do të jem si politikan, që unë të flas zëshëm dhe t’i them problemet që i kanë shqiptarët, pa marrë parasysh çmimin që është dashur të paguaj, dhe këtu askush nuk mund të më fusë në ndonjë kallëp të tij si dëshiron politikan” u shpreh Sela në emisionin e TV21 për Zgjedhjet Parlamentare 2020.