Të gjithë jetojmë me shpresën për më mirë, për një shtet më stabil, të drejtë, pa korrupsion dhe mbi të gjitha të jetë një vend më i sigurt për qytetarët, kështu është përgjigjur lideri i Aleancës për Shqiptartë, Ziadin Sela në pyetjen se çfarë pret pas ditës së sotme.
“Për sa kohë kjo është shpresa jonë, ky do të jetë edhe vizioni ynë. Do të punojmë orë e çast që edhe pas 31-shit Maqedonia të mos jetë kjo që është. Të jetë një vend më i sigurt më i zhvilluar”, tha Sela, transmeton TV21.
