Liderët e koalicionit “Tash është koha”, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kanë deklaruar se kanë fituar bindshëm në të gjitha komunat e njësisë zgjedhore 6, përveç se në Zhelinë.
Lideri i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela tha se Haraçina është në rikthyer në bastion të shqiptarëve, ndërkaq edhe në Kumanovë ka fitore bindëse.
Ndërkaq ka akuzuar se në Saraj janë mbushur kutitë.
“Por në Saraj ka ndodhur fenomeni i mbushjes së kufijve, por sigurisht se presim rezultatet që të konfirmojmë fitoren e koalicionit”, tha Sela.
Akuza për mbushjen e kufijve ka dërguar edhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi.
“Ju falënderoj për shpirtin e çeliktë që e keni treguar gjatë fushatës. Besoj se do të shënojmë fitore të mëdha në kampin shqiptar”, tha Gashi.
Por që të dy thanë se do të presin rezultate finale. / TV21.
