Sela: ASh ka dorëzuar amendamentet! Të zvogëlohet TVSH-ja dhe akciza për naftën dhe benzinën

TË FUNDIT

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela njoftoi se në Kuvend kanë deponuar propozim amendamentet në lidhje me ndryshimet ligjore për TVSH-në dhe akcizën. Sela thotë se me propozimet një litër benzinë do të kushtonte 77 denar, ndërsa një litër dizel 79,5 denar.


“Për karburantin dizel akciza të zvogëlohet nga 15.5 denar në 9 denar!
Për karbuarantin benzin propozojmë që akciza të zvogëlohet nga 22 denar në 15 denar! Gjithashtu, propozuam që TVSH për dy llojet e karburanteve të vogëlohet nga 18% në normën preferenciale prej 5%! Me këto propozime në tregun me pakicë në rrethanat aktuale do të fitohet çmimet si vijon: benzin: 77 denar, dizeli : 79,5 denar”, ka shkruar Sela.