Sekretari Blinken paralajmëron pasoja në marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Bliken i ka dënuar aksionet e, siç tha, të qeverisë së Kosovës në veriun e vendit. Në një deklaratë të sekretarit amerikan thuhet:

“Shtetet e Bashkuara fuqishëm dënojnë aksionet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veriun e Kosovës me forcë, aksione të ndërmarra në kundërshtim me këshillat e SHBA-së dhe të partnerëve evropianë të Kosovës. Këto aksione e kanë përshakëllzuar tensionet në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme, duke minuar përpejkjet tona për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja në marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti që të ndërrojë kursin dhe të gjitha palëve të përmbahen nga cfarëdo veprimi që do të nxisin tensione dhe promovojnë konflikt”.