Sejdini pas fitores ndaj Italisë: Kur ju nevojitet inspirim, shihni këta heronj!

TË FUNDIT

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Muhamet Sejdini ka uruar reprezentuesit për fitoren ndaj Italisë në Palermo, me çak u sigurua vend në finalen e balotazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2022. Sejdini në porosinë publikuar në rrjetet sociale ka theksuar se triumfi i futbollistëve duhet të jetë inspirim për sukses e të gjithëve në vend.

“Kur ju nevojitet inspirim për sukses shihni këta heronj! Përralla më e bukur nga Maqedonia!”, ka shkruar Sejdini në profilin e tij në Fejsbuk duke ilustruar postimin me një fotografi nga festa e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në terrenin e stadiumit “Renco Barbera” pas triumfit të mbrëmshëm sensacional prej 1-0 ndaj kampionit aktual të Evropës, Italisë.

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut pasditen e sotme rreth orës 17:30 me fluturim çarter do të arrijnë në aeroportin e Shkupit nga Palermo.