Kryeministri i shtetit federal gjerman Bavaria, Markus Seder deklaroi se është shumë herët që të hiqet karantina në Gjermani, ndërsa që të mos rrezikohet paraqitja e valës së tretë të të infektuarve me Kovid-19.
“Mendoj se për momentin duhet të vazhdohet karantina. Paramendoni që të hapemi, atëherë në afat prej dy deri tri javë ndoshta do të jemi në situatë më të keqe se më parë”, theksoi Seder.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e 16 shteteve federale të mërkurën në takim virtual do të bisedojnë nëse nga 15 shkurti do të heqin disa nga masat restriktive ose do ta vazhdojnë karantinën, e cila ishte vendosur në mes të dhjetorit të vitit të kaluar.
Që nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë regjistruar mbi 2,2 milionë persona të infektuar me Kovid-19 dhe më shumë se 62.000 raste të vdekjes.
