“Secili që qëndron në shtëpi, është hero”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë

TË FUNDIT

Secili që qëndron në shtëpi, secili prej jush është hero, thuhet mes tjerash në mesazhin motivues të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin bëjnë thirrje që të qëndrohet në shtëpi.

“Secili që qëndron në shtëpi, secili prej jush është hero. Mos harroni – pikërisht ju jepni kontribut të rëndësishëm në ballafaqimin e virusit korona, i cili e ka ndryshuar jetën e milionë njerëzve në tërë botën. E dimë se nuk është e lehtë, ju faleminderit”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.