Seanca të tre komisioneve kuvendore

TË FUNDIT

Në Kuvend sot seanca  do të mbajnë komisionet për   çështje ekonomike, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive  dhe Komisioni juridik ligjdhënës.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike është Propozim-ligji për regjistrim të automjeteve me  targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, ndërsa para anëtarëve  të Komisionit për  sistem politik  dhe marrëdhënies mes bashkësive është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime  të Ligjit për  personat e paevidentuar  në librin amë të të lindurve,  me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Ky ligj është në rend dite edhe në Komisionin  juridik-ligjdhënës,  e cila do t’i shqyrtojë edhe Propozimin  e ligjit për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për regjistrim të automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.