Para seancës së sotme kuvendore, pika e parë e së cilës në rend dite është ribalanci i Buxhetit, në Kuvend është caktuar mbajtja e seancave të katër komisioneve.
Komisioni kuvendor për politikë të jashtme duhet ta mbajë seancën e tij të katërt në rend dite të të cilit janë propozim-ligjet për ratifikimin e Protokollit plotësues për privilegjet dhe imunitetet e Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi, të Protokollit për statusin e Komandave ushtarake ndërkombëtare të vendosura në pajtim me Marrëveshjen e Veriatlantike dhe të Marrëveshjes midis palëve të Marrëveshjes së Veriatlantike për statusin e forcave të tyre.
Seancën e vet të katërt kuvendore duhet ta mbajë edhe Komisioni për mbrojtje dhe siguri, i cili në lexim të parë do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurim privat.
Komisioni për punë dhe politikë sociale duhet ta mbajë seancën e vet, në rend dite të së cilës është shqyrtimi i Propozim – ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim të punës, me procedurë të shkurtuar dhe të propozim – ligji për ndryshimin e Ligjit për organizata invalidore, me procedurë të shkurtuar. Edhe të dyja propozim – ligjet janë në lexim të dytë.
Pas kësaj, seancë do të mbajë edhe Komisioni ligjdhënës-juridik në rend dite të të cilit janë të gjitha jashtë propozim-ligjet që duhet të shqyrtohen në tre komisionet paraprake.
