Opozita të propozojë në cilin komision parlamentarë të shqyrtohet marrëveshja me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Ky është qëndrimi pas koordinimit të mëngjesit te kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ku u bisedua për këtë temë, ndërsa, siç është cekur, nuk ka marrë pjesë VMRO-DPMNE. Duke pasur parasysh se marrëveshja është e klasifikuar, përkatësisht vetëm deputetët që posedojnë certifikatë të sigurisë kanë qasje deri te përmbajtja e tij, ai do të shqyrtohet në Komision në të cilin seanca do të jetë e mbyllur për opinionin, thuhet në kumtesën e dërguar pas koordinimit te Xhaferi.
“Qëndrimi i të pranishmëve në koordinim është se – Duke pasur parasysh që nisma është e opozitës, ndërsa opozita nuk është prezentë, opozita të propozojë trup kompetent për shqyrtimin e Marrëveshjeste kryetari dhe të caktojë datën kur do të shqyrtohet marrëveshja. Menjëherë pas hapjes së seancës, deputetët do të deklarohet për mbylljen e seancës për opinionin.”- thanë nga Kabineti i Talat Xhaferit.
Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që së pari tu dorëzohet marrëveshja dhe tu jepet mjaftueshëm kohë për ta shqyrtuar e më pas të mbahet seanca. Sipas Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, kërkesa e tillë është legjitime për shkak se tashmë është bërë precedent me vetë faktin që marrëveshjen kanë pasur mundësi ta shohin 8 deputetë të BDI-së dhe 2 të LSDM-së që kanë përgatitur ndryshimet e ligjeve në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Më së paku dy nga ta nuk kanë pasur certifikatë të sigurisë tha Milloshoski.
“Nuk kërkojmë që marrëveshjen të na e shpjegojë ndonjë ministër, kërkojmë dhe kemi të drejtë që marrëveshja të na jepet në shqyrtim dhe për shkak se bëhet fjalë për marrëveshje prej 500 faqesh, të kemi afat të kuptimtë prej më së paku 10 ditë për ta shqyrtuar. Nëse kanë mundur 8 deputetët e BDI-së, të kenë qasje deri te marrëveshja, ndërsa 2 prej tyre nuk kanë certifikatë të sigurisë, ky është informacion i verifikuar, atëherë pse nuk munden të gjithë 120 deputetët ta marrin marrëveshjen.”- deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.
Reagoi deputeti i BDI-së Arbër Adeni i cili thotë se Milloshovski po gënjen,
“Milloshovski gënjen. Millosovski gënjen paturpësisht. Krijon qëllimisht lajme të rreme dhe mashtron publikun. Ne, një grup deputetësh, kemi dorëzuar një ligj që ndërtimi të zgjasë më shkurt dhe më lirë. VMRO-ja së bashku me LEVICA-n po bllokon ligjet me vetëdije dhe qëllimisht po i kushton qytetarëve mbi 150 milionë euro dhe dy vite të tjera të humbura nga jeta e tyre. E kërkuan kontratën, do ta marrin dhe le të vendosin vetë se cilin komision duan ta mbajnë dhe të vendosin vetë se kur do të mbahet. “- tha Arbër Ademi – BDI.
Të njëjtën e thonë edhe nga LSDM.
“VMRO-DPMNE të përgjigjet kur më në fund do të tregojnë në cilin komision do të flitet, do të shqyrtohet marrëveshja për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Besoj, sipas logjikës së tyre se zvarritja u kuvendon atyre për shkak se u jep kohë që të vazhdojnë të shpërndajnë gënjeshtra dhe manipulime por edhe t’i dëmtojnë qytetarët dhe shtetin.”- tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM.
Nga VMRO-DPMNE vazhdimisht dalin me kritika se marrëveshja që Qeveria ka nënshkruar me Bechtel dhe Enka është e dëmshme.
