Seanca e Këshillit NATO-Rusi, Stoltenberg njofton se do të mbahet më 12 janar

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes Tuiterit ka njoftuar se Seancën e Këshillit NATO-Rusi e ka caktuar për më 12 janar, e ku do të diskutohet për çështjet e sigurisë evropiane, në veçanti situatën në Ukrainë dhe rreth saj, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me edukimin mediatik dhe informativ, transparencën reciproke dhe aktivitetet për të reduktuar rrezikun, një program kuptimplotë dialogu në interes të të gjithë neve. Stoletenberg thekson se NATO nuk do të bëjë kurrë kompromis me Rusinë për të drejtën e Ukrainës për të “zgjedhur rrugën e saj” dhe për të aspiruar anëtarësimin në Aleancë, si dhe të drejtën e vendeve të NATO-s për të mbrojtur vendet e tjera anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Më 7 janar, ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s do të kenë një takim virtual për të diskutuar kërkesat e Rusisë dhe çështjet e sigurisë evropiane. Ndërsa më 12-13 janar, Brukseli do të jetë nikoqir i takimit të Komitetit Ushtarak të NATO-s në nivel të Shefave të shtabeve të përgjithshme të aleatëve./TV21