Seanca e Këshillit Ekonomik në Qeveri! VMRO-DPMNE-ja ia dha Bekteshit kontaktet për blerjen e energjencave

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE e mbaroi obligimin e saj. I dha kontaktet dhe janë caktuar takime pas të cilave Qeveria do të duhet t’i menaxhojë sasitë e gazit dhe mazutit, njoftojnë nga kjo parti. Dje edhe vetë Mickoski menjëherë pas takimit me Kovaçevskin në Qeveri, tha se menjëherë do t’ua japë kontaktet kompanive dhe ministrit për ekonomi Kreshnik Bekteshi. Mes propozimeve të Mickoskit është edhe propozimi që të sigurohet energjencë për punën e TEC Negotinë, ndërsa energjia elektrike që do të prodhohet, t’i jepet ekonomisë që të ruhen vendet e punës. Mbi këtë do të debatohet edhe në seancën e sotme të Këshillit ekonomik ku përveç ekipit ekonomik të Qeverisë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Sindikatës dhe ekspertë të kësaj fushe. Akademiku Taki Fiti para takimit tha se ai do ta prezantojë programin dhe planin për zhvillimin e sistemit energjetik në Maqedoni.

“Ne jemi në gjendje të vështirë, në situatë kur nuk kemi prodhim të mjaftueshëm vendor të energjisë, varemi nga eksporti dhe ju e dini këtë. Me vite të tëra këtu nuk është investuar asgjë dhe tani duhet ta zgjidhim problemin, ndërsa situata gjithnjë e më shumë po përkeqësohet, kemi hapësirë të kufizuar fiskale, rrezik me përmasa botërore nga stagflacioni, ky është varianti më i keq i krizës ekonomike”, theksoi Taki Fiti, akademik.

Profesori Nikolla Popovski tha se për momentin është më e rëndësishme që të ulet rritja e çmimeve. Nëse qeveria nuk e bën këtë, në të ardhmen na presin probleme të mëdha ekonomike.

“Mendimi im është se për momentin më shumë duhet të kujdesemi për stabilitetin e çmimeve, rritjen, nëse humbim një, dy ose tre tremujorë, kjo nuk do të thotë asgjë, do t’i rikthejmë. Por nëse prishet stabiliteti i çmimeve me afat të gjatë, të gjithë tremujorët në të ardhmen do të paraqesin problem ekonomik. Kështu që mendoj se ky është prioriteti, megjithatë mbi këtë vendos qeveria e jo ne”, Nikolla Popovski, profesor.

Kreu i Lidhjes së sindikatave Darko Dimovski paralajmëroi se ata kërkojnë që qeveria  t’i rrisë rrogat, sidomos rrogat e punëtorëve me të ardhura më të ulëta.