Së paku dy persona e humbën jetën gjatë tërmetit të sotëm të fuqishëm në provincën jugperëndimore të Junanit.
Në Junan sot është regjistruar tërmet me intensitet prej 6,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej tetë kilometrave. Pas tërmetit të fuqishëm janë regjistruar një seri tërmetesh më të vogla.
Tërmeti është ndjerë edhe në Vietnam, në Indi, në Laos dhe në Mjanmar.
