Së paku 40 të vdekur nga shpërthimi në minierën në Turqi

TË FUNDIT

Së paku 40 punëtorë e humbën jetën në shpërthimin në minierën e thëngjillit në Turqinë veriore, konfirmoi sot ministri turk i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu, lajmëron Anadollu.

“Kemi 40 të vdekur. Në spitale ka 11 të lënduar, mes të cilëve gjashtë në spitalin e qytetit Kam dhe Sakura, ndërsa tre në spitalin shtetëror Bartin, dy në një spital privat. Një i lënduar është lëshuar nga spitali”, deklaroi Sojlu, i cili ndodhet në vendin e fatkeqësisë.

Sojlu shtoi se 58 minatorë nga gjithsej 110 janë shpëtuar.

“Kemi paqartësi për një nga minatorët tanë, gjurmimi dhe shpëtimi për momentin është në rrjedhë”, shtoi Sojlu.

Shpërthimi ndodhi 300 metra nën tokë në një minierë thëngjilli në provincën bregdetare Bartin dje në orën 18:15 sipas kohës lokale (15:15 sipas Griniçit).