S’dëgjon zërin në kufje, “çmendet” këngëtari italian dhe shkatërron skenën

TË FUNDIT

Blanco ishte i ftuar në San Remo aty ku dhe performoi këngën e re The Island of Roses.

Një problem teknik bëri që artisti të shkatërronte plotësisht skenografinë e krijuar për t’u përshtatur me performancën.
Blanco shkelmoi të gjithë trëndafilat e vendosur në skenë, gjë që solli dhe irritimin e publikut. Prezantuesi i festivalit, Amadeus tentoi të qetësonte situatën mes të ftuarve që shtonin ovacionet dhe të riut i cili nuk i kontrolloi nervat.

“Nuk dëgjoja veten në kufje dhe kështu mendova të argëtohesha. E bukura e muzikës është të argëtohesh,” – u shpreh Blanco.