SAShK-u dhe Qeveria përsëri në tryezë të negociatave! “Procesi i pranimit të fëmijëve në çerdhe nuk do të ndalet”

TË FUNDIT

Është legjitime e drejta për grevë megjithatë shkollat dhe çerdhet e kanë obligimin kushtetues për t’i pranuar fëmijët, tha ministrja Jovana Trençevska pas paralajmërimit të SASHK-ut për grevë të përgjithshme më 11 prill.

“Shpresoj se do të arrihet marrëveshje deri më 11 prill por edhe sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, çerdhet patjetër duhet t’i pranojnë fëmijët që do të vijnë. Komuna ka obligim, drejtorët e çerdheve duhet t’i drejtohen komunës, me qëllim që për të gjithë ata që do të dalin në grevë, të sigurohet zëvendësim“, tha Jovana Trençevska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Nga SASHK-u sqaruan se nuk kanë thënë se shkollat dhe çerdhet nuk do të punojnë, por se nuk do të zhvillohet procesi arsimor. Thanë se drejtorët duhet të vendosin në lidhje me këtë çështje.

“Do të organizohemi, patjetër procesi për pranimin e fëmijëve nuk do të ndalet, do të organizohemi sepse nuk do të dalë në grevë i gjithë personeli dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që të mos ndalet kjo pjesë e procesit arsimor-edukues“, tha Elena Ustamitova, drejtore e çerdhes “Buba Mara”.

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov sot paralajmëroi se do të zhvillojë takim me Qeverinë ku përsëri do të negociojnë për rritje graduale të rrogave për 18,5%. Nga Qeveria për TV21 këto ditë me përgjigje optimiste se gjithmonë janë të hapur për dialog dhe zgjidhje.