Festivali do të hapet me filmin brazilian “The Second Mother”.
Në Sarajevë nis sonte Festivali i 21-të i Filmit, i cili do të zgjasë deri më 22 gusht. Gjatë kësaj periudhe do të shfaqen 259 filma nga 57 vende. Festivali do të hapet me filmin brazilian “The Second Mother”.
Festivali i Filmit në Sarajevë është themeluar në kohën e luftës së viteve ’90, kur ky qytet ka qenë i rrethuar nga forcat serbe.“One day in Sarajevo”, është dokumentari i Jasmila Zhbaniq që do të ketë premierën botërore në Festivalin e Sarajevës, në të cilin ka marrë pjesë edhe aktori shqiptar, Alban Ukaj. Përpos këtij dokumentari, Ukaj do të prezantohet në këtë festival edhe nëpërmjet premierës së filmit “Sabina K”, të regjisorit amerikan, Kristoball Crusen.
