Sara Gjordeni “befasohet” kur sheh që ish i dashuri hyn në Big Brother

TË FUNDIT

Endrik Beba është zyrtarisht banori më i ri i Big Brother VIP Albania 3.

Ai u prezantua fillimisht të dielën në Fan Club me Enxhi Nasufin, ku edhe zbuloi më shumë rreth vetes.

Këngëtari shqiptar tregoi se ka pasur një histori dashurie me modelen Sara Gjordeni.

Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja madje është pjesë e një prej klipeve të tij dhe kjo romancë ka qenë në 2015.

Derisa po prezantohej klipi, është parë edhe një reagim i Sarës në lidhje me këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo po ndërhynte vazhdimisht dhe në një moment vuri dorën në fytyrë.

Veç Endrikut, shtëpisë më të famshme në Shqipëri iu bashkua edhe modelja Françeska Murati.