Prodhuesi francez i ilaçeve “Sanofi” kumtoi sot se do të investojë 610 milionë euro në dy objekte të tij franceze për t’i kthyer ato në një qendër kushtuar hulumtimit, zhvillimit dhe prodhimit të vaksinave.
Investimet do të ndihmojnë në forcimin e kapacitetit të grupit në Marsi-L’Etoil dhe Novil-sur-Saon Francën Qendrore, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
Kumtimi është publikuar në një kohë kur përfaqësuesit zyrtarë të Sanofit sot ishin nikoqirë gjatë vizitës së presidentit francez Emanuel Makron në objektin Marosi-L’Etoil në Sanofi.
Fabrika në Novil sun Son, do t’i përdorë teknologjitë më të fundit për prodhimin e vaksinave. Projekti do të kushtojë 490 milionë euro gjatë pesë viteve dhe vlerësohet se do të krijojë 200 vende të reja pune.
Kompania, gjithashtu, do të investojë 120 milionë euro për të ndërtuar një qendër kërkimi dhe zhvillimi të përqendruar në zhvillimin e vaksinave në fabrikën Sanofi Paster në Marsi-Etole.
Investimi i Sanofit është bërë i mundur falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet franceze në muajt e fundit. Fondet e mbetura do të investohen nga shteti.
Makron sot e vizitoi fabrikën dhe laboratorin Sanofi për kërkime shkencore mbi vaksinat në Marsi-Etole, një nga më të mëdhatë në botë me 3.500 të punësuar.
Presidenti francez paralajmëroi me atë rast se nga 200 milionë euro që shteti do t’i investojë, 120 milionë janë të dedikuara ta mbështesin aftësinë për të prodhuar vaksina./MIA
