Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e mbarë shtetit, lidhur me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 541 shkelje, kumtoi MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme bën apel qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.
