Sanksionohen 319 shoferë për vozitje të shpejtë

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se dje ka kryer aksion kontrolli të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut për të sanksionuar automjetet që lëvizin më shpejt se shpejtësia e lejuar, me çka janë sanksionuar 319 shoferë.

Prej tyre, siç theksohet, 21 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar, dhe pesë me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 154 shoferë e tejkaluan kufirin e shpejtësisë në një zonë të populluar, ndërsa 165 nga një zonë jo të populluar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se aksionet e kontrollit të intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.