Pedro Sançez sot është votuar për kryeministër të Spanjës. Sançez merr të drejtën për të formuar Qeverinë.
Me formimin e Qeverisë së Spanjës, hapet edhe rruga për ratifikim të Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, pasi Spanja ishte vendi i fundit që duhej ta ratifikonte atë, raporton TV21.
Dje ish ambasadori i NATO-s, Nano Ruzhin sqaroi se Spanja për 15 ditë do të mund ta ratifikojë Protokollin, dhe me këtë Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s para shpërndarjes së Kuvendit që është caktuar për më 12 shkurt të këtij viti.
