Samiti virtual i Zagrebit, mblidhen “online” 27 anëtarët dhe 6 vendet e Ballkanit

TË FUNDIT

Ka nisur Samiti i Zagrebit, i cili po mbahet në mënyrë virtuale e nikoqir i së cilës është Kryeministri Kroat Andrej Plenkoviç, vendi i të cilit për momentin kryeson me presidencën e Bashkimit Evropian.

Ai para fillimit të konferencës që do të mbahet me video-lidhje, tha se përfaqësues 27 vende anëtare dhe 6 vende të Ballkanit Perëndimor po mblidhen për të dhënë mesazhin se Bashkimit Evropian qëndron e gatshme për të mbështetur përpjekjet evropiane të të gjitha vendeve jo anëtare.

Ky mesazh sipas Plenkoviçit nuk është vetëm në kontekst të bisedimeve që tashmë i zhvillojnë Mali i Zi dhe Serbia apo në kontakt të vendimit për hapje të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë por edhe mesazh për mbështetje e Bosnjë dhe Hercegovinës edhe mbështetje për bisedimet Kosovë-Serbi. BE ka vendosur të ndihmojë rajonin me 3,3 miliardë euro të shpërndara në gjashtë vende të rajonit në shenjë solidariteti.

Këto fonde do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së rreptë nga institucionet e BE-së.

-Mesazhi i Bashkimit Evropian që financiarisht i mbështetë të gjitha 6 vendet tona fqinje në luftën kundër COVID-19. Komisioni Evropian po përgatit pako të madhe si ndihmë ekonomike që do ta përcjellin edhe raportet e rregullta për përparimin e këtyre vendeve. Konsiderojmë se pas mbledhjes së Zagrebit që është mbajtur këtu në Kroaci para 20 vitesh, tani me mbledhjen e këtij viti  përçojmë mesazh të rëndësishëm si për fqinjësinë tonë, si për politikat e zgjerimit dhe  arritejt konkrete që o të mbeten si shenjë e presidencës kroate,- tha Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë.