Mbreti Charles III takoi liderët e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër, përcjell TV21. Nga pamjet, Mbreti Charles takoi kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama, atë të Kosovës Albin Kurti dhe kreun e ekzekutivit në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, por edhe kryeministrin serb Duro Macut. Mbreti shoqërohej nga kryeministri britanik Keir Starmer.
Mbretëria e Bashkuar mikpret këtë vit samitin vjetor të Procesit të Berlinit, me fokus te temat kyçe si emigracioni, siguria dhe zhvillimi ekonomik në rajon.
Takimi i këtij viti mbledh në një tryezë të përbashkët liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të vendeve kryesore të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën.