Samiti i liderëve të BE-së më 1 dhe 2 tetor

TË FUNDIT

Liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në samitin në Bruksel më 1 dhe 2 tetor, është konfirmuar në kabinetin e kryetarit të Këshillit Evropian.

Zëdhënësi Barend Lejts thotë se kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, për herë të dytë ka pasur test negativ të Kovid-19 dhe vazhdon me përgatitjet për samitin me të cilin do të udhëheq.

Samiti i BE-27 fillimisht u caktua për më 24 dhe 25 shtator, por u shty për shkak se një nëpunës i sigurisë i Mishel ka qenë pozitiv në koronavirus.