Samiti i BE-së: Mishell dëshiron transferim të 50 miliardë eurove nga grantet drejtë fondit për rimëkëmbje

TË FUNDIT

Kryetari i Këshillit Evropian Sharll Mishell doli me propozim kompromis të ri në samitin e BE-së – të transferohen 50 miliardë euro nga grante në hua nga fondi i propozuar për rimëkëmbje të BE-së, bëri të ditur Politiko.

Pritet që vlera e përgjithshme e fondit të mbetet në 750 miliardë euro, por niveli i granteve do të ulet në 450 miliardë euro ( nga 500 miliardë eurot e propozuara) – koncesion në përputhje me kërkesat e të a.q. “Katërshja e kursimit” – Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia.

Mishell gjithashtu ofroi kompromis për menaxhimin me fondin, duke tentuar që ta bind Holandën që ta nënshkruante marrëveshjen.

Që t’i ulë grantet, Mishelli propozon shkurtimin e disa programeve në buxhet, përfshirë edhe Horizont Evropa (ulje prej 2 miliardë euro), program shëndetësor (ulje prej 2,7 miliardë euro) dhe financim të zhvillimit rural – 5 miliardë euro. Krahas kësaj, financimi i planifikuar prej 26 miliardë euro për mbështetje të kompanive do të ndërpritet.

Liderët e BE-së sot përsëri janë në takim në Bruksel, në përpjekje që të arrijnë marrëveshje për pakon për rimëkëmbje të BE-së, që përfshin buxhet dhe fond shtatëvjeçar të përbashkët për rimëkëmbje nga pasojat nga kriza me Kovid-19.