Sallë sporti në vlerë 24 milionë denarë në shkollën ”Millto Gurra” në Garanë

TË FUNDIT

Hidhet gurthemel për ndërtimin e sallës së sportit në fshatin Garanë të Kërçovës.

Salla do të jetë 1000 metra katrorë dhe do të kap vlerën prej 24 milionë denarë, mjetet janë siguruar nga Banka për Zhvillimin e Këshillit të Evropës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Projekti do të përfundojë në afat prej 9 muajsh tha ministri Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

“Po vendosim gurthemelin për ndërtimin e nje salle të re moderne, në përputhje me të gjitha standardet sportive në funksion të shkollës dhe nxënësve të kësaj shkolle. Kjo sallë sportive kap vlerën e 24 milion denarëve dhe afati për përfundimin e saj është 7 deri në 9 muaj nga dita e vënies së gurthemelit” tha Ademi./TV21