Salla e sportit “Boris Trajkovski” nga nesër do të bëhet gati, që në të të realizohet vaksinimi masiv, njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Vaskinimi pritet të fillojë të mërkurën, ndërkaq në këtë sallë do të vendosen 30 pika të vaksinimit.
Vaksinimi do të realizohet nga personeli mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, ndërkaq të parët që do t’i nënshtrohe imunizimit me AstraZeneca, janë personat e moshës mbi 70-vjeçare.
Deri tani janë paraqitur 20 mijë persona, dhe të njëjtit do të thirren sot dhe nesër nga mjekët amë./TV21
