Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot pas pyetjes së gazetareve ka deklaruar se ende pritet rezultati i mjekësisë ligjore për hendbollistin Denis Tot, i cili u sulmua në një klub në Shkup.
“Ne jemi ende duke pritur për rezultatin e autopsisë,” tha Sali.
Ndryshe, disa ditë më parë në debatin Click Plus në TV21 tha se pas plotësimit të të gjitha dokumenteve do të formohet një komision.
“Atëherë do të kemi deklaratë të prerë. Nuk do të doja të bëja një deklaratë në një kohë kur procesi është ende i hapur”, tha Sali.
