Sali: Jemi në zonën e gjelbër, por nuk jemi ende gati për heqje të masave ndaj Covid-19

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se gjendja epidemiologjike në vend është stabile pasi spitalet nuk janë të ngarkuara, përcjell TV21. Sali theksoi se numri i të infektuarve të rinj vazhdon të mbetet i lartë dhe se si rrjedhojë nuk mendohet për zbutje të masave për mbrojtje nga pandemia.

“Unë dëshiroj që të lirohemi nga maskat dhe ju mos të mbani maskë, megjithatë gjendja reale nuk e thotë këtë. Çdo ditë kemi 250 deri 300 të infektuar të rinj, që do të thotë ende nuk jemi në në nivelin që dëshirojmë. Të infektuarit e rinj janë tregues se ende virusi qarkullon mes njerëzve tanë , por nuk do të thotë se është ngarkesë për sistemin, mendojmë se jemi në zonën e gjelbër, por nuk jemi për lirim”, tha Sali.