Është e madhe mundësia që vaksina të jetë efikase kundër mutacionit të ri të koronavirusit, deklaroi Ugur Sahin, shkencëtar dhe drejtor i kompanisë “BioNTek”, vaksina e së cilës është miratuar në BE.
Ai për Dojçe Vele deklaroi se shpreson në imunizimin e popullatës deri në dimrin e ardhshëm dhe se shkalla e e personave të moshuar të shtruar në spital do të ulet për disa muaj.
Duke pasur parasysh se EMA do ta publikojë vendimin e vaksinës amerikane të “Moderna”-s më 6 janar, Sahini thotë se kjo jep shpresë se së shpejti do të mund të gjenden vaksina të mjaftueshme në treg që pandemia të vihet nën kontroll deri dimrin e ardhshëm.
Ai thekson se për këtë duhet të imunizohen 60 deri 70 për qind e njerëzve.
Sa i përket llojit të ri të koronavirusit që për herë të parë ishte vërejtur në Britani të Madhe, drejtori i “BioNTek” thotë se ende nuk dihet nëse është rezistent ndaj vaksinës.
“Ende nuk dimë, sepse nuk kemi bërë testime”, thotë Sahini dhe paralajmëron se në dy javët e ardhshme “BioNTek” do të kontrollojë si është përgjigjja e këtij mutacioni ndaj vaksinës së tyre.
Ai konsideron se ekziston mundësi e madhe që vaksina të jetë efikase kundër llojit të ri të koronavirusit, sepse, edhe pse ky variant ka më tepër mutacione, vetëm një për qind e proteinave relevante kanë ndryshuar.
“Kjo do të thotë se 99 për qind është e njëjtë, ndërsa vaksina jonë shkakton përgjigje imunologjike me sulmin e proteinave të virusit nga shumë anë”, shtoi shkencëtari.
