Sadudin Ibraimi merr detyrën e rektorit të UEJL! Bexheti: Kam besim të plotë tek pasardhësi im

TË FUNDIT

Me një ceremoni solemne në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, rektori i ri Sadudin Ibraimi mori detyrën nga ish-rektori Abdylmenaf Bexheti. Ibraimi tha se do të punojë për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, duke u dhënë përkrahje kuadrove të rinj të universitetit. Ndërkaq, ish-rektori Bexheti u shpreh se ka besim të plotë tek pasardhësi i tij, duke theksuar se ai do të arrijë edhe më shumë në zhvillimin e këtij institucioni.

“Prioriteti im i parë është krijimi i një mjedisi konkurrues dhe pozitiv që rekruton, zhvillon dhe mban talentin. Do të forcojmë politikat meritore të rekrutimit, do të investojmë në zhvillimin profesional, në udhëheqjen e brezit të ri, në sisteme motivimi që vendosin njeriun në qendër”, tha Ibraimi.

Profesori Ibraimi ka dëshmuar kapacitetin e tij gjatë gjithë kohës, sidomos gjatë mandateve të mia si rektor. Mbi këto premisa është ngritur edhe ai, dhe unë kam besim të plotë se jo vetëm do të vazhdojë në ngritjen e këtij tempulli të dijes, por edhe do ta dinamizojë më tej atë që ne e arritëm”, tha Bexheti./TV21