VMRO-DPMNE akuzon Petre Shilegovin se ka e rritur pasurin e tij për 417 mijë euro, dhe se është pasuruar për 83 mijë euro në vjet. Siç thonë nga kjo parti, Shilegov në funksion ka ardhur me 915 mijë euro, ndërsa tani “peshon” 1.3 milion euro. Nuk e kanë të qartë se pse nuk janë në listën anketuese veturat kryetarit të Shkupit që VMRO-DPMNE i vlerëson se kushtojnë 95 mijë euro.
“Petre Shilegov po largohet nga funksioni Kryetar i Qytetit të Shkupit me pothuajse ndërtesë të re në Karposh. Vetëm Petre Shilegov arrin që me pagë nëpunësi të rinovojë shtëpinë familjare deri në themel në pothuajse ndërtesë të re në Karposh të Shkupit”, tha Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Por Shilegov rikujtoi se po hyjnë në fushatë zgjedhore dhe se për të do të dëgjojmë gjithçka.
“Le të vazhdojnë, nuk kam për qëllim të merrem me VMRO-DPMNE në këto zgjedhje, unë kam për qëllim të merrem me shkupjanët dhe me Shkupin dhe me zgjidhjen e problemeve në qytetin tonë”, potencoi Petre Shilegov – kryetar i Qytetit të Shkupit.
Me katër bulevarde të punuara, një urë e cila pothuajse është mbaruar dhe një tjetër që është filluar, zgjidhje për Drisllën, rritja e nivelit të cilësisë së gjelbërimit, Bus Rapid deri në pikën e realizimit, është normale që VMRO-DPMNE të dëshirojë të bisedojë për gjithçka tjetër përveç se për Shkupin, tha Shilegov.
