Sa herë në javë duhet të bëjmë dush? Jo shumë shpesh thonë dermatologët. Dr. James Hamblin shprehet se larja e përditshme nuk i bën dobi lëkurës kur nuk është e nevojshme. Sapunët janë krijuar për të hequr jo vetëm papastërtitë, por edhe sebumin nga lëkura.
Po kështu edhe shampot, të cilat largojnë vajrat esencialë nga flokët. Rezultati është lëkurë dhe flokë të thatë. Në fakt, sa më i ngrohtë të jetë uji që përdorni dhe sa më fort ta fërkoni lëkurën, aq më shumë ka të ngjarë të zhvilloni lëkurë të thatë.
Se sa shpesh një person ka nevojë për një banjë varet nga lloji i lëkurës, mosha, stina dhe aktivitetet që bën, thotë James. Por a është e nevojshme të bëni dush çdo ditë? Sipas ekspertëve, larja e përditshme mund të prishë mikrobiomën e lëkurës.
