Sa e rrezikshme është mbajtja e celularit në xhep? Studimi tregon se si ndikon te burrat

TË FUNDIT

Tani të gjithë ne kemi një celular që na shoqëron gjithmonë dhe kudo. Shpesh e mbajmë në dorë ose në xhep. Por sa të dëmshme mund të jenë këto zakone? Efektet e mundshme të dëmshme të valëve që lëshojnë këto pajisje nuk ndikojnë vetëm në tru.

Ka studime që konfirmojnë se mbajtja e celularit në xhepin e përparmë të pantallonave mund të dëmtojë shëndetin. Një studim, tregoi se ka disa rreziqe të mundshme që lidhen me organin gjenital mashkullor.

Studiuesit rekomandojnë të shmangni mbajtjen e telefonit në xhep sepse rrezatimi mund të ndërhyjë në shëndetin e mirë të spermës dhe të rrisë rrezikun e infertilitetit. Me sa duket, nxehtësia e zhvilluar nga rrezatimi është e dëmshme për spermatozoidet sepse zvogëlon lëvizshmërinë dhe vitalitetin.

Cilat janë rreziqet për gratë? Ekspertët thonë: “Ekspozimi ndaj rrezatimit në fakt mund të shkaktojë një reduktim të numrit të ovociteve dhe të shkaktojë probleme të fertilitetit”.