Është fituar edhe një medalje për Maqedoninë në Lojërat Mesdhetare 2026 në Taranto.
Sot pasdite, në çerekfinale të turneut të boksit në kategorinë deri në 60 kilogramë, boksieri Alen Rustemovski arriti të mposhtë Ariol Zenelin nga Shqipëria, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
Me këtë fitore, Rustemovski ka siguruar të paktën medaljen e bronztë për Maqedoninë në këto Lojëra Mesdhetare.
Gjatë gjithë meçit, boksieri nga Maqedonia ishte në epërsi dhe tregoi paraqitje më të mirë, ndërsa në raundin e tretë gjyqtari e ndërpreu duelin.
Në gjysmëfinale, Rustemovski do të përballet me spanjollin Marin Hernandez.
