Rustemi takon banorët e Drogomishtit të Vogël! Banorët: Nuk lejojmë të ndërtohet autostrada këtu!

TË FUNDIT

Qeveria gjermane përcaktoi disa vende me rrezik më të lartë për shkak të Covid-19

Pasi të premten Qeveria gjermane përcaktoi disa vende si me rrezik më të lartë për shkak të Kovid-19, prej...

Ndjehet tërmet në Ohër, epiqendra në Liqenin e Ohrit

Një tërmet me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në rajonin e Ohrit. Sipas të dhënave, tërmeti u...

Në repartet infektive në vend po mjekohen 604 pacientë me Covid-19

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në spitalet e vendit është paraqitur se po mjekohen gjithsej 330 pacientë...

Bërns: “Presim hapjen e bisedimeve me BE-në”

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Mary Byrnes në një intervistë për Zërin e Amerikës, thekson se vendi...

I dënuar për ngacmim seksual, ekstradohet nga Greqia ish-trajneri i futbollit

Një ish-trajner futbolli i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve është ekstraduar nga Greqia. “Në vijim të bashkëpunimit...

Të bindur dhe të vendosur në qëndrimin e tyre, nuk e duan autostradën Kërçovë-Bukojçan përmes fshatit Drogomisht i Vogël.

“Shteti e mbron popullin, nuk e vret, nuk e vret fshatin”, tha një banor.

Me këto fjalë e pritën një numër i madh i banorëve të fshatit Drogomisht i Vogël drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemin, i cili takoi banorët për të kuptuar hallin e tyre.

Rustemi tha se do t’i shqyrtojë kërkesat e banorëve dhe me pas do të sjellin një vendim.

“I dëgjuam të gjitha vërejtjet, këto vërejtje do të shohim t’i marrim parasysh, do t’i shohim edhe një herë dhe dëshiroj që ky projekt që është kapital për të të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, do t’i analizojmë dhe ti anulojmë këto vërejtje që i kanë qytetarët”, deklaroi Rustemi.

Banorët e fshatit janë të prerë në qëndrimin e tyre nuk duan që tu shkatërrohet fshati siç thonë ata.

“Ne jemi këmbëngulës nuk lejojmë të kalojë, të na i prish fshatin ky opsioni i parë, kërkojmë të gjejmë gjuhë të përbashkët të kalojë në opsionin dy ose tre larg nga fshati”, tha Arsim Ziberi-perfaqësues i diasporës për fshatin.

“Jemi kundër këtij projekti, këtë pakënaqësi ja kemi shpreh në vitin 2018 edhe kryetarit të komunës Fatmir Deharit, kemi qenë në takim me ish drejtorin e rrugëve dhe ja kemi bo me dije që jemi kundër këtij varianti si bashkësi lokale”, deklaroi Afrim Mehmedi-Kryetar i Bashkësisë Lokale.

Kryetari i Komunës së Kërçovës thotë se do të jetë me banorët deri në fund dhe do të mbrojë intresat e tyre.

“Pas marrjes së ideve do të zgjedhin mundësinë më racionale që është në radhë të parë për këta banorë”, tha Dehari.

Këto pakënaqësi erdhën pas njoftimit se Autostrada Kërçovë-Bukojçan e cila do të lidhet me korridorin 8 drejt Gostivarit do të kalojë përmes këtij fshati dhe do t’a ndajë fshatin në dysh, ndërsa ura e paraparë duhet të kalojë mbi varrezat e fshatit.

TË NGJAJSHME