Rustemi: Lidhemi me autostradë deri në Durrës të Shqipërisë! Do të ndërtohet autostradë Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë!

TË FUNDIT

Drejtori i “Rrugëve Shtetërore”, Ejup Rustemi në “Click21” tha se do të ndërtohet autostradë në rrugën Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë që do të lidhë vendin me autostradë deri në Durrës të Shqipërisë.

“Vetëm kemi pasur takim me drejtorin e Rrugëve të Shqipërisë, pasi që edhe nga ana e Shqipërisë do të fillojnë ndërtimin e një autostrade Qafë Thanë-Rogozhinë, në këtë mënyrë ne do të kemi mundësi që komplet në mënyrë autostrale të lidhemi me Shqipërinë, deri në Durrës”, tha Rustemi duke shtuar se ekziston mundësia për zhvendosje të piksë kufitare në Qafë Thanë, për të lehtësuar qarkullimin mes dy vendeve.