Rustemi jep llogaridhënie: Vit historik, filluam projektin më të madh për Korridorin 8 dhe 10D

TË FUNDIT

“Realizuam një vit rekord në investim të rrugëve moderne, një vit rekord në të hyrat nga pagesa e taksës rrugore, por ky vit ishte edhe vit historik në të cilin filluam me projektin më të madh për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe Korridorit 10D”.

Kështu e vlerëson vitin 2023, drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

Më tej ai shpalosi të dhënat:

➡️ 400 milion euro investime

➡️62 milionë euro të hyra nga taksat rrugore

➡️630 km rrjet rrugor i përfunduar (2021/2023)

➡️160 km ndërtim të autostradave – aktive

➡️ 51 km rrugë eksprese – aktive

➡️ 65 km rehabilitim të rrugëve rajonale – aktive

➡️ Implementim i sitemit RAMS

➡️ Implementim i sistemit për menaxhim me urat

➡️ mbi 1300 m3 mbeturina të mbledhura

➡️ 5 300 000 м2 bar dhe shkurre të prera.