Rustemi e Boçvarski vizitojnë autostradën Kërçovë-Ohër! ASH-AAA: Autostrada dështim i Qeverisë

TË FUNDIT

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë shtetërore Ejup Rustemi inspektuan punët ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër. Ministri I transportit tha se autostrada do të përfundojë në fund të vitit 2023 apo në fillim të vitit 2024. Duke potencuar se ky është projekti më i madh që është ndërtuar ndonjëherë në historinë e Maqedonisë.

 “Për momentin bisedohet me realizuesit e punës gjegjësisht drejtori për rrugë shtëtërore bisedon dhe kryesoja është të kemi një autostradë stabile të sigurt të mos kemi pengesa ato edhe me çka i biseduam me mbikëqyrësit të mos kemi pengesa  edhe në periudhën e ardhshme pritet të fillohet edhe me fazat e tamponimit edhe asfaltimit dhe autostrada të jetë e kompletuar në tërësi edhe për atë para vitit 2023 apo 2024 nuk mund të presim lëshim përfundimtar të autostradës o më një regjim të posaçëm pjesë pjese ashtu si do përfundohet edhe do lëshohet në përdorim me çka edhe do lehtësojmë udhëtimin e kalimtarëve në këtë regjion”, tha Bllagoja Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ndërsa drejtori Ejup Rustemi nënvizoi se realizimi i ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2021 është 5,14 milion euro ndërsa realizimi i përgjithshëm deri më tani është 322,4 milion euro.

 “Realizimi i deritanishëm është 322.4 milion euro ndërsa realizmi në këtë tre mujorshin e parë është 5.14 milion euro dua të theksoj se tash fillojmë edhe me një intensitet të madh dhe këtë vit shpresoj se pas lejimit të disa projekteve infrastrukturore nga ana e Ministrisë së Transportit  do të keni një front punë më të madhe dhe do të kemi një aktivitet më të madh të punës që është pjesë shumë e rëndësishme e korridorit tetë”, u shpreh Ejup Rustemi – Drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”.

Autostrada Kërçoë Ohër ka filluar të ndërtohet në vitin 2014, ndërsa deri më tani janë realizuar vetëm 62% të punimeve. Për këtë ka reguar sot koalicioni ASH-AA duke pyetur publikisht kryeministrin Zoran Zaev: ku mbeti drejtësia për, citojmë “kriminalitetin dhe korrupsionin” në këtë projekt, që e denonconte përmes bisedave të përgjuara. A do të përfundojë edhe ky rast me anmisti dhe partneritet me krimin, siç përfunduan të gjitha rastet e tjera deri më tani.