Ruskovska paralajmëron: Karrigia është e nxehtë! Votohet për shef të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsion

TË FUNDIT

Prokurori Trajçe Pelivanov, përkohësisht edhe u.d shef i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte ndër të parët që votoi për shefin e ri të kësaj prokurorie.

Në listën e kandidatëve janë 4 emra: Islam Abazi, Ermon Neziri, Desa Paunovska dhe Villma Ruskovska. Me të gjithë prokurorët opinioni publik është njoftuar, përveç me prokurorin nga Gostivari Islam Abazi i cili gjatë javës së kaluar nuk ishte i kapshëm për media.

Ivan Cvetanovski, kryetar i Komisionit Zgjedhor në njësinë zgjedhore me numër 3 tha se me ketë mënyrë të zgjedhjes, shefi i ri i Prokurorisë për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit do të ketë përgjegjësi më të madhe sepse do të mbajë përgjegjësi para kolegëve që e votuan.

 “Reagimi në lidhje me atë që për herë të parë të zgjidhet shef i Prokurorisë, sigurisht është më serioz në lidhje me legjitimitetin që ai shef do ta ketë, sepse kolegët në mënyrë të drejtpërdrejtë e zgjedhin për Prokuror Themelor Publik, sigurisht se do të ketë përgjegjësi më të rëndë, sepse gjithsesi përgjigjet para kolegëve dhe jo para Këshillit të Prokurorëve”, tha Ivan Cvetanovski, kryetar i Komisionit Zgjedhor-nj 3.

Prokurorja Villma Ruskovska e cila garon edhe për një mandat tjetër, para se të votojë, për media tha se pret fitore, duke shtuar se drejtësia duhet patjetër të fitojë, megjithatë shton se nëse pëson humbje, rezultatin e zgjedhjeve do ta pranojë.

 “Nëse këto zgjedhje nuk janë fer, kur votojnë prokurorë, atëherë çka mund të presim tek cilët do zgjedhje tjera. Absolutisht jam e sigurt se do të jenë fer”, theksoi Villma Ruskaovska, prokurore.

Ruskovska shtoi se të qenurit i/e para e kësaj prokurorie është përgjegjësi është e madhe.

 “Përgjegjësia është e madhe, edhe më herët ishte përgjegjësi e madhe dhe lirisht mund të them se karriga e shefit është shumë e nxehtë, ashtu që nuk është puna vetëm të jesh shef, por pritet shumë më shumë se kaq”, tha Villma Ruskaovska, prokurore.

Në ora 16 mbyllen vendvotimet në Prokuroritë e Larta, numërohen votat, evidentohen në procesverbale dhe kutitë shkojnë në Këshillin e prokurorëve, ku ka komision zgjedhor dhe aty bashkërisht numërohen të gjitha votat. Rreth 163 prokurorë votojnë për shefin e ri të kësaj prokurorie, ndërsa 91 prokurorë votojnë në Prokurorinë e Lartë në Shkup.